Ndërlidhjet

Putin: Lakmia, fajtore për aksidentin në Vollga


Kryeministri rus Vlladimir Putin ka fajësuar “papërgjegjësinë dhe lakminë” për akisdentin e anijes në lumin Vollga, nga i cili vdiqën të paktën 113 persona.

“Është e tmerrshme se duhet të paguajmë një çmim kaq të madh për shkak të papërgjegjësisë, për shkak të neglizhencës, për lakminë, për shkelje të rënda të rregullave të sigurisë”, ka thënë Putin gjatë një vizite në Kazan të Tatarstanit.

Zyrtarët thanë se 20 njerëz edhe më tej figurojnë të zhdukur.

Autoritetet kanë hapur një hetim penal në lidhje me fundosjen e anijes së vjetër e të stërmbushur me njerëz.
XS
SM
MD
LG