Ndërlidhjet

Hoxhaj kërkon njohje nga Egjipti


Me ftesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, në Kosovë po qëndron një delegacion i gjerë i gazetarëve dhe përfaqësuesve të tjerë të shoqërisë civile nga Egjipti.

Sipas komunikatës së MPJ-së, delegacioni është pritur nga ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.

Ky i fundit mësohet se i ka informuar gazetarët për reformat e brendshme dhe rëndësinë e fuqizimit të pozitës ndërkombëtare të Republikës së Kosovës.

Ministri Hoxhaj ka thënë se marrëdhëniet mes popullit të Kosovës dhe atij të Egjiptit kanë qenë tradicionalisht të mira.

“Prandaj, njohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e Egjiptit do të ishte një përmbyllje e ciklit të miqësisë historike mes dy popujve”, ka thënë ai.

Kryesuesi i delegacionit të shoqërisë civile dhe mediave egjiptiane, ambasadori Mohamed Fathy Rifaah El Tahataëy, ka siguruar Hoxhajn se Egjipti shumë shpejt do të marrë vendimin për njohjen e Republikës së Kosovës, thuhet në komunikatën e MPJ-së.
XS
SM
MD
LG