Ndërlidhjet

Afganistan, vritet një ushtar britanik


Ministria britanike e Mbrojtjes tha se një ushtar i Britanisë ka humbur jetën në Afganistan.

Sipas të njëjtit burim, ushtari ndodhej në një patrullim të përbashkët të NATO-s kur pësoi nga sulmi në provincën Helmand.

Në të tjera zhvillime, të paktën 10 kryengritës janë vrarë kur forcat e huaja dhe ato afgane sulmuan një grup talibanësh, që ishte mbledhur në një ndërtesë shkolle në krahinën Nangarhar.

Autoritetet policore thonë se talibanët po planifikonin të sulmojnë trupat e huaj në këtë zonë.

XS
SM
MD
LG