Ndërlidhjet

Petreus i dorëzoi komandën Xhon Allenit në Afganistan


Gjenerali Dejvid Petreus ka dhënë dorëheqje nga posti i tij si komandant i lartë i SHBA-ve në Afganistan.
 
Petreus, i cili shërbeu si komandant i forcës ndërkombëtare të udhëhequr nga SHBA për një vit, ka lënë Afganistanin për të marrë postin e drejtorit të agjencisë CIA.
 
Në një ceremoni sot në Kabul  Petreus i ka dorëzuar komandën Xhon Allenit.
 
Dorëzimi i detyrës së tij vjen vetëm disa orë pasi një këshilltar i afërt i presidentin afgan, Hamid Karzai, u qëllua për vdekje gjatë një bastisjeje në shtëpinë e tij.

Qëndroni me ne

XS
SM
MD
LG