Ndërlidhjet

Kameron i drejtohet parlamentit lidhur me skandalin


Kryeministri britanik, Dejvid Kameron, do të përballet sot me pyetjet e lgjivënësve lidhur me skandalin e perandorisë mediatike të Rupert Mërdokut.

Kameronit pritet t’i kërkohën sqarime përse e ka punësuar Endi Koulsonin, ish-redaktorin e javores së Mërdokut “News of the World”.

Të martën, shefi i “News Coropration”, Rupert Mërdok, dhe ish-shefja për Britaninë e kësaj kompanie, Rebeka Bruks, kanë kërkuar falje para një paneli parlamentar britanik në lidhje me skandalin e përgjimit të telefonave.

Provat kanë treguar se javorja “News of the World” ka përgjuar mesazhet me zë të mbi 4,000 njerëzve, përfshirë figurat publike, familjarët e ushtarëve britanikë të vrarë në luftë e të tjerë.
XS
SM
MD
LG