Ndërlidhjet

Holanda trajton Serbinë si çdo vend tjetër


Qeveria e Holandës pret mendimin e Komisonit Evropian mbi anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian para se të vendos se çka do të ndërmarrë në drejtim të anëtarësimit të Serbisë, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Jashtme të Holandës, në të cilin përshëndetet arrestimi i të kërkuarit për krime lufte Goran Haxhiq.

“ Holanda do ta trajtojë Serbinë njëjtë si çdo shtet tjeter që dëshiron të hyjë në BE. Kjo nënkupton se ajo duhet t’i përmbush kriteret në fushat si qeverisja e mirë, ekonomia dhe demokracia”, thuhet në njoftim.
XS
SM
MD
LG