Ndërlidhjet

Doganat: Tetë kamionë ende në zonën neutrale


Zëdhënësi i Doganave të Kosovës Adriatik Stavileci i tha Radios Evropa e Lirë se që nga dita kur Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin për ndalimin e hyrjes së mallrave nga Serbia, asnjë kamion më nuk ka tentuar të hyjë në territorin e Kosovës.

Stavileci ka thënë po ashtu se tetë kamionët të cilët në diten e vendimit të qeverisë kanë qenë në zonën neutrale, e të cilet i kanë kryer disa procedura doganore, janë duke qëndruar ende aty.


Pas vendosjes së masave të reciprocitetit me Serbinë në pikën kufitare në veri të Kosovës u patën kthyer mbrapa 20 kamionë me mallra.
XS
SM
MD
LG