Ndërlidhjet

Përmbytjet rrezikojnë sërish Pakistanin


Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe në Pakistan tha se miliona njerëz të prekur nga përmbytjet shkatërruese të vitit të kaluar, vazhdojnë të jetojnë në strehime të përkohshëme, ndërsa u janë të ekspozuar kërcënimeve që shkaktojnë përmbytjet e këtij viti.

I njëjti burim tha se "shumë familje ende nuk e kanë pasur rastin për të rindërtuar shtëpitë e tyre".

Përmbytjet e shkaktuara nga shirat muson, vitin e kaluar, shkatërruan disa pjesë të veriut të Pakistanit. Mbi 2,000 persona humbën jetën, ndërsa 18 milionë të tjerë u detyruan të zhvendosen.

Qeveria pakistaneze ishte e ngadaltë në ofrimin e ndihmës për shkak të ekonomisë së saj të dobët, ndërsa Kombeve të Bashkuara u mungonin fondet.
XS
SM
MD
LG