Ndërlidhjet

Stefanoviq, skeptik për vazhdimin e bisedimeve


Derisa pala kosovare fajëson serbët për shtyrjen e raundit të fundit të bisedimeve dhe vazhdimin e të njëjtave e sheh si të pakuptimtë, Beogradi zyrtar, megjithatë, nuk do të heqë dorë nga dialogu, por jo me çdo kusht, ka thënë kryenegociatori serb, Borisllav Stefanoviq.

"Do të jetë e vështirë të vazhdojnë negociatat, sidomos pas veprimeve të njëanshme edhe të njërës, edhe të tjetrës palë. Nëse nuk arrijmë marrëveshje dhe nëse situata në 'vendkalimet administrative' nuk kthehet në gjendjen e mëparshme, nga dialogu nuk do të ketë asgjë", ka thënë Stefanoviq për mediat serbe.

KFOR-i ka vënë nën kontroll pikat doganore në veri të Kosovës, pas incidenteve të së mërkurës kur një grup serbësh dogji pikën doganore në Jarinë.
XS
SM
MD
LG