Ndërlidhjet

Stefanoviq: Mospajtimi i Kosovës me marrëveshje, i dëmshëm


Shefi i ekipit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviq, deklaroi se nëse është e vërtetë se qeveria e Kosovës nuk pajtohet me marrëveshjen e arritur ndërmjet KFOR-it dhe zyrtarëve serbë, kjo “do të ishte shumë e dëmshme për stabilitetin e përgjithshëm”.

Ai mbrëmë vonë, për mediat serbe, vlerësoi se marrëvshja e arritur ndërmjet komandantit të KFOR-it, Erhard Byler, dhe zyrtarëve serbë, Borisllav Stefanoviq e Goran Bogdanoviq, “në masë të madhe është i mirë për qetësimin e situatës dhe kthim në procesin e bisedimeve”.
XS
SM
MD
LG