Ndërlidhjet

Afganistan: U vra një zyrtar i inteligjencës


Nga një sulm me bombë në qytetin verior, Kunduz, është vrarë zyrtari i inteligjencës, Payenda Khan.

Një zëdhënës provincial thsa se ai ishte vrarë kur bomba e vendosur në automobilin e tij kishte eksploduar.

Tre fëmijë janë plagosur nga ky sulm.

Vrasja e sotme ndodhi dy ditë pasi sulmuesit vetëvrasës në një motel në Kunduz, i vranë katër rojtarë, të angazhuar nga një kompani gjermane.

Pjesa veriore e Afganistanit, tradicionalisht, ishte më e sigurt se sa pjesa lindore dhe jugore, por seria e sulmeve aktuale dhe vrasjet i kanë rritur shqetësimet lidhur me siguri.
XS
SM
MD
LG