Ndërlidhjet

Chavez rikthehet në Kubë për kimioterapi


Presidenti i Venezuelës Hugo Chavez, ka deklaruar sot se do të kthehet serish në Kubë për një seancë të dytë të kimioterapisë për të trajtuar sëmundjen e kancerit.

Chavez, i cili kishte kryer një operacioni në Havanë, në qershor për të hequr një tumor i ka thënë televizionit shtetëror në një bisedë telefonike se ai do t’i nënshtrohen disa testeve mjekësore në Kubë të dielën dhe do të mund të rifillojë të hënën trajtimin me kimioterapi.

Ai ka deklaruar po ashtu se qendrimi i tij në Kubë mund të zgjasë pesë ditë.

Chavez, nuk ka saktësuar se çfarë lloj të kanceri ka dhe përsëriti se mjekët nuk kanë gjetur asnjë qelizat malinje në trupin e tij.
XS
SM
MD
LG