Ndërlidhjet

KNKK paralajmëron rritjen e sulmeve


Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, ka bërë thirrje për ndaljen e sulmeve vdekjeprurëse në objektet mjekësore dhe të personelit në zonat e konfliktit.

Agjencia e pavarur e ndihmës, e cila jep furnizimet jetike dhe mbledh të plagosurit e të vdekurit nga fushëbetejat, tha sot, se ka rritje alarmuese të sulmeve kundër spitaleve, punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe ambulancave.

Në një raport të ri të KNKK-së, përmenden 16 vende ku janë paraqitur problemet.

Libia, Somalia, Afganistani dhe Kolumbia kanë ndërprerë ofrimin e kujdesit shëndetësor.

Drejtori i përgjithshëm i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Yves Daccord, tha se shumica e incidenteve kanë qenë të qëllimshme, që sipas tij, është shkelje e ligjeve ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG