Ndërlidhjet

BE, hapa të tjerë drejt parandalimit të krizës


Rregullatori i tregjeve në Bashkimin Evropian ka njoftuar se katër vende të BE-së kanë rënë dakord për të ndaluar përkohësisht shitjen e aksioneve, në përpjekje për të qetësuar lëkundjet e tregut.

Autoriteti i Tregjeve dhe Letrave me Vlerë tha se shitja e aksioneve në banka dhe kompani të tjera financiare do të ndalohet në Francë, Itali, Spanjë dhe Belgjikë.

Njoftimi vjen në mesin e shqetësimeve në rritje për përhapjen e krizës së borxhit tek ekonomitë e mëdha evropiane.
XS
SM
MD
LG