Ndërlidhjet

AGKP: EULEX-i ta zbardhë të vërtetën


Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës (AGPK) vlerëson se vendimi i misionit EULEX, për ngritjen e aktakuzës kundër Rexhep Hotit, pronar i së përditshmes “InfoPress”, katër bashkëpunëtorëve të tjerë të kësaj gazete dhe ndaj kryetarit të komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, “është i mirëseardhur, megjithqë i vonuar”.

Njëherësh, ky asociacion kërkon nga EULEX-i “gjykim të drejtë dhe transparent”.

Mëtutje, në njoftimin e AGPK-së theksohet se “ky asociacion para dy vitesh kishte kërkuar nga autoritetet e drejtësisë që të merren me rastin dhe ta zbardhin të vërtetën” dhe shton se “AGPK e sheh me shqetësim dhe dyshim hezitimin dyvjeçar të autoriteteve vendëse të drejtësisë në Kosovë, që të ndërmarrin diçka në këtë drejtim”.

Aktakuza ka të bëjë me sulmin e zyrtarëve të komunës së Skenderajt ndaj gazetares dhe kameramanes së emisionit “Jeta në Kosovë” dhe me një seri shkrimesh që pasuan, në të përditshmen “InfoPress”, në qershor të vitit 2009, ku moderatorja e emisionit të përmendur, Jeta Xharra, pos tjerash, ishte cilësuar si “spiune e Serbisë”.

Në fund të kumtesës së sotme, AGPK thotë se i “inkurajon gazetarët dhe mediat që t’i përfillin standardet profesionale gjatë raportimit të tyre”.
XS
SM
MD
LG