Ndërlidhjet

Rikthehet skandali i Mërdokut


Ligjvënësit britanikë kanë bërë publike letrën e një ish-punonjësi të gazetës "News of the World", ku thuhet se përgjimi me telefona "është diskutuar gjerësisht" në tabloidin tashmë të mbyllur.

Kliv Gudmen, ish-redaktor i gazetës, i cili u burgos për përgjim në vitin 2007, tha se ish-redaktori Endi Koulson - që më pas është bërë shef për mediat i kryeministrit Dejvid Kameron - ka bërë përpjekje ta mbulojë skandalin.

Letra e lëshuar nga Komisioni parlamentar për media është në kundërshtim me pretendimet e pronarit Rupert Mërdok, i cili ka pohuar se nuk ishte në dijeni për përgjimet.

Akuzat për përgjim në degën britanike të kompanisë së Mërdokut "News Corporation" detyruan mbylljen e javores "News of the World" pas 168 vjetësh ekzistencë, si dhe dorëheqjen e dy shefave të saj.
XS
SM
MD
LG