Ndërlidhjet

Gjykata i zgjat izolimin Breivikut


Gjykata norvegjeze ka zgjatur për katër javë izolimin e Anders Bering Breivikut - njeriut që ka pranuar vrasjen e 77 njerëzve në Osllo dhe Utoja, në muajin korrik.

Gjykata tha se 32-vjeçari duhet të mbahet në izolim të plotë nga policia, pjesërisht për shkak të frikës nga kontakti me bashkëpunëtorët eventualë.

Gjatë ditës, ai është paraqitur në seancë të mbyllur, nën "mbrojtje të rreptë të policisë". Kërkesa e tij për të veshur kostum të zi në seancë, është refuzuar nga gjykata, e cila e përshkroi atë si "të panevojshme, shqetësuese dhe provokuese".

Breiviku mohon fajësinë, duke thënë se ai beson se masakra ishte e nevojshme "për të shpëtuar Norvegjinë nga myslimanët dhe për të ndëshkuar politikanët që e kanë përqafuar multikulturalizmin".
XS
SM
MD
LG