Ndërlidhjet

Irani dënon "kaluesit e paligjshëm të kufirit"


Mediat në Teheran raportojnë se një gjykatë e Iranit ka dënuar me tetë vjet burg shtetasit amerikanë, Shejn Bauer dhe Xhosh Fatal.

Sipas të njëjtave burime, ata u dënuan për "hyrje të paligjshme" në Iran dhe për "spiunim".

Masud Shafi, avokat i të ndaluarve, i tha Radio Fardas se nuk mund ta konfirmojë lajmin, meqë deri më tash, siç tha ai, nuk ka parë asnjë vendim me shkrim nga gjykata.

"Verdikti nuk është dorëzuar tek unë as zyrtarisht, as jozyrtarisht. Unë do të deklarohem kur të më dorëzohet”, tha avokati Shafi.

Bauer, Fatal dhe bashkëqytetarja e tyre, Sarah Shourd, janë ndaluar nga rojet e kufirit iranian në fund të korrikut, 2009.

Të tre të ndaluarit kanë thënë se kanë kaluar kufirin iranian pa dashje.

Sarah Shourd është liruar me kusht në vitin 2010 dhe është kthyer në Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG