Ndërlidhjet

Raportohen shpërthime në Tripoli


Aleanca Ushtarake Perëndimore ka njoftuar se situata në Libi po ndryshon me shpejtësi, dhe se për NATO-n është gjithnjë e më e vështirë për të goditur objektiva me sulmet ajrore.

Rebelët libian kanë deklaruar se njësitë e tyre, duke përfshirë rreth 600 ushtarë, janë më afër se 30 kilometra nga bastioni i Muahmer Gadafit në qendër të kryeqytetit Tripolit.

Zëdhënësi i NATO-s, koloneli Roland Lavoe nuk ka mundur ta konfirmojë një gjë të tillë pasi që, sipas tij, situata në terren në ditët e fundit ka ndryshuar dhe se, siç ka thënë ai, kjo gjendje është shumë e vështirë për t’u monitoruar.

Ai shtoi se shumica e luftimeve tani po bëhen në qytete dhe fshatra, kështu që është e vështirë për NATO-n të identifikojë objektivat e sulmeve ajrore.

NATO, ka filluar intervenimin ajror në Libi në fund të marsit, me mandatin e OKB-së për të mbrojtur civilët.
XS
SM
MD
LG