Ndërlidhjet

Kabashi nuk i përgjigjet gjykatës


Ka vazhduar edhe sot rigjykimi i ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe dy bashkëluftëtarëve të tij, Idriz Balaj dhe Lah Brahimaj.

Dëshmitari Shefqet Kabashi, ashtu si edhe një ditë më parë, edhe sot ka refuzuar t’iu përgjigjet pyetjeve të prokurorit.

Prokurori fillimisht e ka pyetur Kabashin nëse ka qenë kujtesa e tij më e freskuar në vitin 2005, gjatë procesit gjyqësor të Fatmir Limajt, apo tani, por Kabashi ka ironizuar pyetjen, duke thënë se "nuk di dhe nuk është në gjendje të përgjigjet".

Kabashi ka deklaruar se nuk dëshiron të flasë më tutje dhe se më i kënaqur do të ishte të qëndronte në burg, "sesa të vinte me duar të lidhura për të dhënë dëshmi në gjykatë".

Gjykata ka ndërprerë punimet, kurse ajo do të vazhdojë me diskutimet mes prokurorisë dhe palës mbrojtëse.
XS
SM
MD
LG