Ndërlidhjet

Tadiq: Kushti gjerman për Kosovën - i papranueshëm


Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka përsëritur se kushti gjerman për kandidaturën për Bashkimin Evropian, lidhur me Kosovën, është i papranueshëm, por, megjithatë, ka shprehur përkushtim për të punuar drejt anëtarësimit në BE.

“Nëse një kusht i papranueshëm për statust të kandidatit në BE është vënë, ne duhet qartë t’u themi miqve dhe parnerëve tanë evropianë se një kërkesë e tillë është e papranueshme, tha Tadiq në një intervistë për të përditshmen Politika, që është nën kontroll të shtetit.

Ai iu referua kërkesës së kancelares gjermane, Angela Merkel, më herët këtë javë, se Serbia, nëse dëshiron ta fitoj statusin e kandidatit për BE, këtë vit, duhet t’i anuloj strukturat paralele në pjesën veriore të Kosovës, të banuar me popullatë shumiceë serbe.

“Populli ynë në pjesën veriore të Kosovës nuk do të mbijetoj nëse nuk do t’i ketë institucionet e veta, pasi pa ato nuk do të ketë siguri, shkolla ose spitale”, tha Boris Tadiq.

Ai mëtutje theksoi se “nëse miqtë tanë evropianë nuk e pranojnë pozicionin e Serbisë sot, ata mund ta pranojnë atë nesër, ose pasnesër”.

Zoti Tadiq ka shprehur përkushtim për vazhdimin e reformave që kërkohen për anëtarësim në BE.
XS
SM
MD
LG