Ndërlidhjet

Daçiq: Kërkesa për t'u larguar nga veriu, ftesë për "spastrim etnik"


Ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiq, tha se kërkesa e zyrtarëve evropianë që Serbia të lërë veriun e Kosovës, është ftesë për zhvendosjen e serbëve nga kjo zonë.

"Ky është meazh që serbët të zhvendosen nga Kosova - çfarë do të nxisë spastrimin etnik të Kosovës, pavarësisht se një gjë e tillë vjen nga politikanët evropianë", transmetojnë mediat serbe deklaratën e Daçiqit.

Ky i fundit shprehu bindjen se "zyrtarët evropianë nuk janë të vetëdijshëm për atë që thonë".

Ai theksoi nevojën e gjetjes së një zgjidhjeje kompromisi, e cila do të garantojë "mbijetesën e serbëve në Kosovë".
XS
SM
MD
LG