Ndërlidhjet

Poloni: BE-ja diskuton për Lindjen e Mesme


Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian, në takimin e tyre të sotëm në Sopot të Polonisë, pritet të fokusohen në zhvillimet në Lindjen e Mesme.

Ky është takimi i fundit i planifikuar i tyre, para votimit të mundshëm në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, në muajin shtator, për kërkesën palestineze për njohjen e shtetësisë.

Ministrat do të diskutojnë nëse BE-ja njëzëri do t’i mbështesë palestinezët, ose Izraelin, në këtë votim.

Poashtu, pritet edhe diskutim për rikonstruktimin e Libisë, pas përmbysjes së regjimit të Muamer Gadafit, dhe për sanksione kundër regjimit të presidentit Bashar al-Asad në Siri, për shkak të goditjes së dhunshme kundër protestuesve anti-qeveri.
XS
SM
MD
LG