Ndërlidhjet

VV: Marrëveshja për doganat vulos zmbrapsjen e Thaçit nga veriu


Përfaqësuesit e lëvizjes Vetëvendosja thanë se marrëveshja e arritur në mes të Kosovës dhe Serbisë për vulat doganore ka vulosur zmbrapsjen e kryeministrit Hashim Thaçi nga veriu i Kosovës.

Anëtari i kësaj lëvizjeje, Xhelal Sfeqla, tha se “me marrëveshjen e arritur është vulosur kthimi në gjendjen e para 25 korrikut”.

Komenent e tij Sfeqla i bëri në një konferencë për media e cila u mbajt të dielën- një ditë pas arrestimit të mbi 30 aktivistëve të Vetëvendosjes. Këta të fundit kishin hedhur domate në drejtim të veturës zyrtare të shefes së delagacionit kosovar në bisedime, Edita Tahiri, pas kthimit të saj nga Brukseli ku ajo kishte mbajtur takimin e radhës me homologun serb, Borko Stefanoviq.

Vetëvendosja akuzoi qeverinë e Kosovës dhe policinë për “dhunën” e ushtruar ndaj pjestarëve të saj gjatë arrestimit.

“Edita Tahiri me marrëveshjen e arritur ka vulosur dështimin e maskaradës së reciprocitetit që realisht nuk është implementuar kurrë”, tha Sfeqla.
XS
SM
MD
LG