Ndërlidhjet

Gjenden trupat e pajetë të dy gjermanëve


Janë gjetur trupat e pajetë të dy qytetarëve gjermanë, të ciliët, muajin e kaluar, ishin zhdukur në një krahinë në veri të Kabulit.

Guvernatori i krahinës Parvan, Basir Salangi, i tha agjencisë Reuters se personat në fjalë duket “të jenë shënuar për vdekje me armë zjarri”.

Ministri i jashtëm gjerman, Gido Vestervelle, njoftoi në fund të gushtit për zhdukjen e dy shtetasve gjerman, duke thënë se ata mund të jenë rrëmbyer me dhunë.

Vestervelle kishte kundërshtuar të japë detaje për identitetin e personave në fjalë.

Atëkohë, autoritetet afgane po i zhvillonin kërkimet në veri të Kabulit.
XS
SM
MD
LG