Ndërlidhjet

SHBA: Obama e shpalli planin për vende të reja të punës


Presidenti Barak Obama, e ka paraqitur planin e tij për krijimin e më shumë vendeve të punës në Shtetet e Bashkuara.

Në një fjalim në seancën e rrallë të përbashkët të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, zoti Obama e shpalli planin, i cili do të kushtoj deri në 450 miliardë dollarë.

“Qëllimi i Aktit Amerikan të Punës është i thjeshtë: që sa më shumë njerëz të kthehen në punë dhe më shumë të holla në xhepat e atyre që punojnë. Do të krijoj më tepër punë për punëtorët e ndërtimit, më tepër punë për mësuesit, më tepër punë për veteranët, më tepër vende të punës për të papunësuarit afatgjatë. Do të ketë shkurtim të taksave për kompanitë që marrin punëtorë të rinjë dhe do t’i zvogëloj taksat në rroga për gjysmë, për çdo punëtor amerikan dhe çdo biznes të vogël”, tha Barak Obama, mbrëmë vonë në fjalimin e tij në Kongresin e Shteteve të Bashkuara.

Por, analistët thonë se Obama do ta ketë vështirë ta kaloj këtë plan në Kongres, ku republikanët e kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve.
XS
SM
MD
LG