Ndërlidhjet

Jahjaga pret zv/kryeministrin e Maqedonisë


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur në takim zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, Musa Xhaferi.

Shefja e shtetit tha se Kosova me Maqedoninë nuk ka asnjë çështje të hapur, ndërsa e vlerësoi si të rëndësishëm vazhdimin e projektit të autostradës Prishtinë-Shkup, si dhe hapjen e një pike të përbashkët kufitare ndërmjet dy vendeve.

Zëvendëskryeministri Musa Xhaferi tha se të dyja vendet duhet të ndihmojnë njëra-tjetrën në proceset integruese dhe t’iu japin përkrahje nismave rajonale.
XS
SM
MD
LG