Ndërlidhjet

Arrestohen katër persona për sulm të dyshuar terrorist


Policia suedeze arrestoi katër persona në jug-perëndim të Geteburgut lidhur me dyshimet për përgatitjen e një sulmi terrorist, njoftuan mediat lokale të dielën duke cituar burimet e inteligjencës.

Një zëdhënës i agjencisë suedeze të intelegjencës Saepo citohet të ketë thënë se arrestimi ka ndodhur gjatë natës të së dielës.

Policia nuk dha detaje për katër të arrestuarit, ndërsa nuk dihet ende se a ka qenë i ndërlidhur sulmi i dyshuar me përvjetorin e dhjetë të 11 Shtatorit.

Arrestimet u paralajmëruan të shtunën pas evakuimit të qindra njerëzve nga ndërtesa “Roeda Sten” -pjesë e bienalës së artit të Geteburgut.

Një zyrtare e bienalës, Ulrike Sten, u tha gazetarëve se evakuimi ka pasuar paralajmërimet për “një kërcënim të mundshëm”.

Agjencia e lajmeve TT njoftoi që arrestimet të kenë ndodhur në afërsi të ndërtesës së bienalës.
XS
SM
MD
LG