Ndërlidhjet

Çitaku niset për në Bruksel


Ministrja e integrimit evropian, Vlora Çitaku, u nis të dielën për një viztë zyrtare në Bruksel, njoftoi ministria për integrime evropiane.

Gjatë qëndrimit në Bruksel, Çitaku thuhet se do të takohet me zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian për të diskutuar rreth agjendës evropiane, Raportit të Progresit, marrjes së udhërrëfyesit për liberalizmin e vizave për Kosovën dhe procesit të integrimit evropian.

Mësohet se, në kuadër të kësaj vizite, ajo do të zhvillojë takime me Komisionerin për Zgjerim, Shtefan Fylle, drejtorin për Ballkanin Perëndimor të Komisionit Evropian, Pier Mirel, përfaqësuesin e përhershëm të Greqisë në Bashkimin Evropian, Teodoros Sotiropulos dhe përfaqësuesin e Greqisë në Komitetin e Politikës dhe Sigurisë së BE-së, Themistoklis Demitris.
XS
SM
MD
LG