Ndërlidhjet

Krasniqi, i shqetësuar për pavarësinë e institucioneve


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, duke folur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me imunitetin e deputetëve, ka thënë se është i shqetësuar në lidhje me pavarësinë e institucioneve pas këtij vendimi.

“Tani e kemi një vendim, edhe me Kushtetutë - d.m.th. Gjykata Kushtetuese është ajo që bën një interpretim. Unë nuk duhet ta komentoj këtë vendim. Natyrisht, shqetësim imi mbetet pavarësia e institucioneve të pavarura të Kosovës tani e tutje".

"Jam i shqetësuar për funksionimin e pavarur të institucioneve të pavarura të Republikës së Kosovës”, i tha Radios Evropa e Lirë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, që njëherësh është dhe sekretar i përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës.
XS
SM
MD
LG