Ndërlidhjet

Këshillit të Sigurimit i rikërkohen sanksione ndaj Sirisë


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vendosë sanksione ndaj regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Asad, për shkak të shtypjes së dhunshme të protestave demokratike.

Duke folur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Obama tha se Këshilli duhet të dëshmojë se është i vendosur në anën e popullit sirian.

Uashingtoni dhe aleatët e tij perëndimorë kanë argumentuar për muaj të tërë se Siria duhet të dënohet në Këshillin e Sigurimit, për shtypjen brutale të popullit. Por, Kina dhe Rusia i kanë rezistuar një hapi të tillë.

Shifrat e Kombeve të Bashkuara flasin për të paktën 2,700 të vrarë në Siri, që nga shpërthimi i dhunës në muajin mars.
XS
SM
MD
LG