Ndërlidhjet

Putin kritikon vendet e BE-së


Kryeministri rus, Vladimir Putin, ka kritikuar ashpër vendet e Bashkimit Evropian, të cilat kërkojnë ndihmë ekonomike nga Gjermania dhe Franca, duke thënë se “ato shesin sovranitetin kombëtar për ndihmë”.

Putin mësohet t’i ketë bërë këto komente në kongresin e partisë më të madhe në Rusi, “Rusia e Bashkuar”.

“Rusia i respekton shumë vlerat e sovranitetit të saj kombëtar për të kërkuar ndihmë ekonomike, ndërsa disa vende të vogla evropiane e bëjnë një gjë të tillë, sepse shpresojnë në ndihmën e Francës dhe të Gjermanisë”, tha Putin.
XS
SM
MD
LG