Ndërlidhjet

Sulmohet ndërtesa e CIA-s në Kabul


Zyrtarët amerikanë dhe afganë thonë se janë dëgjuar të shtëna në ndërtesën e CIA-s në Kabul. Nuk ka pasur njoftime të menjëhershme për viktima eventuale, ndërsa hetimet thuhet se janë duke vazhduar.

Incidenti vjen dy javë pasi militantët qëlluan me raketa dhe armë ndaj ambasadës amerikane në kryeqytetin afgan, ndaj selisë së NATO-s dhe ndërtesave të tjera qeveritare.

Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar agjencinë pakistaneze të inteligjencës për mbështetje të rrjetit militant, Hakani, në sulmet e 13 shtatorit.

Islamabadi i ka hedhur poshtë akuzat.
XS
SM
MD
LG