Ndërlidhjet

OSBE: Dënohet protestat e dhunshme kundër romëve në Bullgari


Protestat e dhunshme kundër romëve, që janë mbajtur në gjithë Bullgarinë, gjatë mdisa ditëve të kaluara, theksojnë urgjencën e luftimit të esktremizmit të motivuar racor dhe duhet të bëhet progres në integrimin e popullatës rome në Evropë, tha sot Janez Lenarçiç, drejtor i Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut (ODIHR).

Ai këto komente i bëri në Varshavë të Polonisë, ku po merr pjesë në Konferencën vjetore të OSBE-së për të drejtat e njeriut.

“Ne shohim një synim brengosës të dukshëm të grupeve ekstremiste dhe partive politike radikale, që e nxisin urrejtjen kundër romëve dhe minoriteteve të tjera”, tha Lenarçiç.

Në këtë kuadër, ai ka kërkuar që përpjekjet e këtilla të dënohen qartazi nga liderët politikë dhe shoqëria civile.

Zoti Lenarçiç e ka lavdëruar aksionin e shpejtë dhe të përkushtuar të autoriteteve të Bullgarisë për t’i ulur tensionet dhe për ta mbrojtur komunitetin rom nga dhuna.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG