Ndërlidhjet

Gjermania kundërshton shtimin e kontributeve


Ministri gjerman i financave, Volfgang Shojble, tha se Gjermania nuk do të japë më shumë të holla për fondin ndihmës të BE-së se sa 211 miliardë eurot e miratuara këtë javë nga parlamenti gjerman.

Në një intervistë dhënë revistës Super-Illu, ai tha se “Qendra Evropiane për Stabilitet Financiar” ka një kufi prej 440 miliardë eurosh, prej të cilave 211 vijnë nga Gjermania. Kjo është e tëra. Kaq”.

Komentet e tij u bënë në kohën kur partnerët e bankrrotuar evropianë si Greqia, e cila ka nevojë për ndihmën financiare për të paguar borxhet e veta, po rrisin kritikat ndaj Gjermanisë.

Ministri i jashtëm gjerman, Gido Vestervele, tha në një intervistë për të përditshmën gjermane “Sueddeutsche Zeitung” se shtetet që kanë borxhe duhet të mbikëqyren më shumë.

Ai theksoi se “shqyrtimet dhe rekomandimet nuk mjaftojn. Shtetet, të cilat në të ardhmën do të përfitojnë nga solidariteti i fondit të shpëtimit, do të duhej t’u jepnin autoriteteve evropiane të drejtën për të ndërhyrë në vendimet e tyre buxhetore”.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG