Ndërlidhjet

Prokurimi publik në vendin e parë


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese

Niveli më i lartë i korrupsionit, sipas zyrtarëve të Agjencisë Kosovare kundër Korrupsionit dhe organizatave joqeveritare, mbetet në prokurimin publik.

Ata kritikojnë autoritetet kosovare për mos marrjen e masave konkrete për luftimin e kësaj dukurie.

Drejtori i AKK-së, Hasan Preteni, thekson se fusha e tenderimit po gjeneron të këqija në Kosovë.

Fusha më e ndjeshme në Kosovë, është fusha e prokurimit publik. Paraja publike, mënyra e shpenzimit të parasë publike, është shumë problematike.
Fusha më e ndjeshme në Kosovë, është fusha e prokurimit publik. Paraja publike, mënyra e shpenzimit të parasë publike, është shumë problematike. Kur e dimë që 80 për qind e buxhetit të vendit shpenzohet në këto procedura, atëherë e kuptojmë sa është e rrezikshme dhe sa problematike është kjo fushë”, thotë ai.

Në ligjin për prokurim publik janë bërë ndryshimet e fundit gjatë këtij viti.

Ligji i ri për prokurim publik është aprovuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës më 29 Gusht të vitit 2011.

Ndërkaq, në bazë të nenit 135 të këtij Ligji, parashihet që ky Ligj të hyjë në fuqi nga data 5 tetor e këtij viti.

Ndërkaq, autoritetet kontraktuese të Kosovës janë të obliguara që nga kjo datë, për të gjitha aktivitetet e prokurimit, ta zbatojnë Ligjin për prokurim publik.

Sidoqoftë, drejtori i Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni, thotë se angazhimi më i mirë për parandalimin e korrupsionit, është fuqizimi i organit shqyrtues i prokurimit.

Poenta jonë e vazhdueshme ka qenë obligimi i zyrtarëve më të lartë që të nënshkruajnë kontratat me vlera më të larta, dhe në mënyrë indirekte marrin përgjegjësi në atë se çka po ndodhë në fushën e prokurimit. Dhe, në anën tjetër, them që të ketë më shumë transparencë në komunikim ose në publikim”.

Mendoj, që edhe prokurimi elektronik do t’i ketë efektet e veta. Një prej definicioneve të korrupsionit është: 'Mos ekzistimi i llogaridhënies e transparencës, është i barabartë me korrupsionin’.”, thekson Preteni.

Hulumtime rreth parregullsive në prokurimin publik ka bërë edhe Organizata Joqeveritare “FOL”.

Petrit Zogaj, udhëheqës i kësaj organizate, thotë për Radion Evropa e Lirë, se gjatë procesit të prokurimit publik janë bërë parregullsi të shumta.

Sipas tij, prokurimi publik është një prej fushave më të korruptuara në vend.

Përvoja jonë nëntëmujore në fushën e prokurimit publik, ka treguar se ky sektor brenda institucioneve, agjencive ekzekutive, ka qenë dhe mbetet një prej hallkave më të korruptuara në tërë sistemin publik”, shprehet Zogaj.

Zogaj kritikon ekzekutivin për parregullsitë, të cilat bëhen në prokurim publik.

Ai tregon për një gjendje të rëndë të përhapjes së korrupsionit në Kosovë, dhe u bën thirrje institucioneve kosovare për luftimin e kësaj dukurie.

Aspak nuk po e shohim vullnetin e institucioneve të Kosovës që të përmirësojnë Ligjin për prokurim publik, i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm në funksionimin dhe avancimin e këtij sektori, që është një ndër institucionet më të korruptuara në vend”, thotë ai.

Ndryshe, qëllimi i Ligjit për prokurim publik është që të sigurojë mënyrën më efikase, më transparente dhe më të drejtë të shfrytëzimit të fondeve publike dhe burimeve publike në Kosovë, duke përcaktuar kushtet dhe rregullat që do të zbatohen.
XS
SM
MD
LG