Ndërlidhjet

Merkel në Bruksel për bisedime rreth borxhit të Eurozonës


Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të udhëtojë sot për Bruksel për të biseduar me zyrtarët e Bashkimit Evropian dhe Komisionit Evropian, mes përpjekjeve për të përballuar borxhin e eurozonës.

Bisedimet vijnë pasi ministrat e financave të 17 vendeve evropiane që përdorin valutën e njejtë të euros, të martën vonuan një vendim rreth dhënies së një ndihme financiare për të ndihmuar Greqinë gjatë këtij muaji.

Ky veprm rriti shqetësimet edhe një herë se qeveria e Greqisë do të dështojë me borxhet e saj.

Sot në Athinë, punonjësit e sektorit publik filluan një grevë 24 orëshe, si protestë për vendim e qeverisë për të zvogëluar numrin e tyre.
XS
SM
MD
LG