Ndërlidhjet

BQE planifikon të ndihmojë bankat evropiane


Banka Qendrore Evropiane njoftoi se do t’u ofrojë bankave hua të tjera urgjente për të ndihmuar qëndrimin e sistemit financiar në Eurozonë.

President i Bankës, Xhon Klodë Trishe, tha se Banka Qendrore Evropiane do të ofrojë një shumë të pakufizuar në kreditë 12 apo 13 mujore, të cilat do t’u sigurojnë bankave fonde për një kohë më të gjatë.

Shumë banka evropiane u janë ekspozuar humbjeve për shkak të ndikimit të borxhit të Greqisë.

Kjo thuhet se ka vështirësuar dukshëm operacionet ditore ndërmjet bankave për shkak të frikës se mund të mos kthehet paraja e dhënë hua.

Trishe tha gjithashtu se banka do të blejë diku 40 miliardë euro në obligacionet e mbuluara-një lloj sigurie që përdoret nga bankat për të ngritur fondet.

Veprimi i Bankës Qendrore Evropiane pritet të lirojë tregjet dhe të lehtësojnë marrjen hua nga bankat.
XS
SM
MD
LG