Ndërlidhjet

Shefi i OKB-së emëron dplomatin afgan shef të misionit në Kosovë


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon ka njoftuar emërimin e diplomatit Zarif Farid, nga Afganistani, si përfaqësuesi i ri i posaçëm i OKB për Kosovën dhe shef të misionit të Kombeve të Bashkuara.

Zarif pason Lamberto Zannierin e Italisë, i cili drejtoi misionin e OKB-së deri në qershor.

Një deklaratë e OKB-së tha se Zarif sjell "përvojë të gjerë në çështjet diplomatike ndërkombëtare dhe OKB-së," ka shërbyer në pozicione të ndryshme brenda dhe jashtë Afganistanit, përfshirë këtu si ambasador i Afganistanit në OKB 1981-1987.

Zarif u bashkua me OKB-në vitin 1993 dhe ka shërbyer në selinë e OKB-së në Nju Jork, si dhe në operacionet e saj, politike, humanitare dhe paqeruajtëse në Eritre, Liberi, Afrikë të Jugut, Irak dhe Sudan.
XS
SM
MD
LG