Ndërlidhjet

Globalizohen protestat e Wall Street-it


Protesta kundër bankierve, politikanve dhe krizës ekonomike janë mbajtur në qytete anembanë globit të shtunën.

Demonstrata më e madhe dhe më e dhunshme ka qenë në Romë, ku policia ka hedhur gaz lotsjellës dhe topa uji për ta shpërndarë turmën e protestuesve, të cilët po gjuanin gurë, shishe dhe fishekzjarre.

Në New York, ku filloj kjo lëvizje, 70 protestues u arrestuan kur po marshonin në Times Square.

Sipas AFP, protestat janë mbajtur në 951 qytete nëpër 82 vende të Azisë, Evropës, Afrikës dhe Amerikës.
XS
SM
MD
LG