Ndërlidhjet

Medvedev: Të bëhen ndryshime në sistemin e qeverisjes së Rusisë


Presidenti rus në largim, Dmitri Medvedev, ka bërë thirrje për një ndryshim rrënjësor në sistemin e qeverisjes të Rusisë, dhe ka propozuar ngritjen e asaj që ai e quajti një "qeveri të madhe", edhe përpara zgjedhjeve presidenciale të 2012-ës.

Gjatë një takimi me mbështetësit të shtunën, Medvedev tha se partia Rusia e Bashkuar duhet të përdorë periudhën e zgjedhjeve për të punuar së bashku me autoritetet rajonale dhe anëtarë të shoqërisë civile për të diskutuar ndryshimet në sistemin e qeverisjes, duke përfshirë edhe kabinetin e ministrave.

Medvedev, i cili kohët e fundit njoftoi se do ta lente presidencën, në mënyrë që të lejojë Vladimir Putinin të kandidojë për këtë post, tha gjithashtu se e sheh si "detyrë personale" e tij për të mbetur në politikë edhe nëse nuk është më president.
XS
SM
MD
LG