Ndërlidhjet

Këshilli i Sigurimit do të votojë për rezolutën e Jemenit


Diplomatët thonë se Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, pritet që sot të zhvillojë votimet për rezolutën e cila dënon dhunën dhe shkeljen e të drejtave të njeriut në Jemen.

Raportet citojnë diplomatë të kenë thënë se draft-rezoluta, e cila nuk saktëson sanksione ose masa tjera kundër regjimit të Jemenit, pritet që të aprovohet nga Këshilli 15 antarësh.

Gjithashtu njoftohet se kjo rezolutë, e punuar nga Britania dhe aleatët e saj evropian, dënon vrasjet dhe thërret presidentin Ali Abdullah Salehi ta dorëzojë pushtetin.

Qindra njerëz janë raportuar të vrarë në Jemen që kur kanë shpërthyer protestat kundër regjimit të Salehit, në janar.

Kjo është hera e parë që Këshilli i Sigurimit ka marrë në konsideratë një draft-rezolutë që ka të bëjë me situatën në Jemen.
XS
SM
MD
LG