Ndërlidhjet

Shumë zgjidhje-një votë


Votuesit në Irlandë po u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e ri të vendit.

Një numër rekord prej shtatë kandidatëve po garon për këtë post-në mesin e tyre edhe një biznesmen, një nga figurat kryesore të ish-Ushtrisë për Republikën Irlandeze dhe një fituese e Eurovizionit.

Fituesi i zgjedhjeve do ta pasojë Meri Mek Alis, e cila shërbeu për dy mandate shtatë vjeçare si presidente e Irlandës.

Zgjedhjet vijnë në kohën kur Irlanda po përpiqet të rikëndellet nga recesioni më i keq që kaploi vendin në dekadat e fundit.

Rezultatet nuk pritet të dalin para së dielës.
XS
SM
MD
LG