Ndërlidhjet

Presidenti i Pakistanit do të marrë pjesë në Samitin e Afganistanit


Ministria e jashtme e Pakistanit, ka njofuar sot se presidenti, Asif Ali Zardari, do të zhvillojë bisedime me udhëheqësit afgan dhe turk, përpara një konference për Afganistanin në Stamboll.

Zëdhënësja, Tehemina Janjua, tha se presidenti afgan, Hamid Karzai dhe homologu i tij turk Abdullah Gul, gjithashtu do të marrin pjesë në këtë mbledhje të shtunën.

Në Turqi pritet që me 2 nëntor, të zhvillohet një konferencë rajonale rreth Afganistanit, në Stamboll. Kjo konferencë ka për qëllim të diskutojë rreth ardhmërisë së Afganistanit pas tërheqjes së NATO-s, deri në vitin 2014.
XS
SM
MD
LG