Ndërlidhjet

Protestojnë kundër G 20


Mijëra protestues janë mbledhur në jug të Francës, në Nice, para mbajtjes së një demonstrate të planifikuar kundër samitit të ardhshëm të G 20-ës.

Liderët e 20 shteteve më të industrializuara në botë pritet të diskutojnë ngrohjen globale dhe krizën e borxheve në Eurozonë të enjtën dhe të premtën.

Protestuesit planifikojnë një marshim në Nice me kërkesën drejtuar liderëve “Vendosni njerëzit e jo financat si prioritet”.

Organizatorët thanë se presin që diku 10 mijë njerëz të marrin pjesë në këtë aktivitet.

Mijëra pjesëtarë të policisë dhe të forcave të tjera të sigurisë janë sjellë në këtë vend për t’u marrë me protestuesit.
XS
SM
MD
LG