Ndërlidhjet

Kazakistan: Sasi e lartë e kripës helmuese në lum


Ministria e Kazakistanit për situata emergjente, ka thënë sot se niveli i kripës helmuese në Lumin Sekisovka, në Kazakistanin lindor, është 516 herë më i lartë se niveli i pranueshëm.

Ministria njoftoi se provat janë bërë me 31 tetor pas një numri jo të zakonshëm të peshqve të ngordhur. Disa prej tyre u dërguan për testime dhe u konfirmua se kishin nivel të lartë të kësaj kripe helmuese.

Shkollat në këtë rajon janë mbyllur dhe është duke u bërë furnizimi me ujë për banorët e zonave të prekura.
XS
SM
MD
LG