Ndërlidhjet

Greqi: Qeveria lëkundet para votëbesimit në Parlament


Duket se qeveria e Greqisë sot gjendet para shpërbërjes, lidhur me referendumin e planifikuar për kredinë e shpëtimit nga ana e eurozonës.

Ministri i financave i Greqisë, Evangelos Venizelos, tha se ai e ka kundërshtuar planin e kryeministrit Papandreu për mbajtjen e referendumit, për marrëveshjen e arritur me liderët e eurozonës, e cila do ta shpëtonte Greqinë nga dështimi për t’i paguar borxhet.

Raportet e mediave kanë sugjeruar se qeveria ndoshta nuk do ta mbijetoj votëbesimin e nesërm në parlament, pasi disa ligjvënës nga Partia Socialiste në qeveri, thanë se nuk do ta mbështesin atë.

Kjo parti e ka një shumicë prej vetëm tre deputetësh në parlament.
XS
SM
MD
LG