Ndërlidhjet

Papandreu përballet me votëbesim


Kryeministri i Greqisë, George Papandreu, po përballet me një mocion votëbesimi në parlament në kohën e shtimit të kërkesave për dorëheqjen e tij.

Qeveria socialiste e Papandreut ka një shumicë të ngushtë prej dy ulësesh në parlamentin 300 anëtarësh, por një varg ligjvënësish socialistë kanë refuzuar të deklarohen rreth mbështetjes për të.

Votimi vjen në kohën e rritjes së presionit ndërkombëtar mbi Athinën për rifuqizimin e mbështetjes për një paketë ndihmëse prej 130 miliardë eurosh.

Kriza e borxheve greke po dominon edhe diskutimet në samitin e G 20-ës që po zhvillon punimet në Kan të Francës.
XS
SM
MD
LG