Ndërlidhjet

Siri: Vriten katër civilë


Grupi sirian për të drejtat e njeriut, ka bërë të ditur se forcat e sigurimit kanë vrarë katër civilë, në demonstratat e sotme anti-regjimit që po mbahen në Siri, në ditën e parë të festës së Bajramit.

Vëzhgues të të drejtave të njeriut, kanë thënë se tre civilë janë vrarë në qytetin Homs, aty ku protestat kundër regjimit të presidentit Bashar al-Asad janë zhvilluar në shumicën e rretheve, pavarësisht goditjeve ushtarake.

Ndërsa personi i katërt, sipas këtij grupi, është vrarë nga forcat e sigurisë në Hama.

Udhëheqësi i Lidhjes Arabe, Nabil al-Arabi, ka thënë se dështimi i Sirisë për të miratuar planin e paqes do të sillte pasoja katastrofale. Ai ka kërkuar ndalimin e menjëhershëm të dhunës.
XS
SM
MD
LG