Ndërlidhjet

Gjermani: Studenti akuzohet për propagandë të xhihadit


Prokurorët në qytetin Koblenc të Gjermanisë, sot e kanë akuzuar një bloger mysliman se u ka ndihmuar shfrytëzuesve të Internetit, për të zbuluar video të frikshme të vrasjeve të al-Kaidës.

Studenti 25 vjeçar, në procesin në një gjykatë në këtë qytet, është i akuzuar për mbështetje të grupit terrorist.

Ky person ishte i lindur në Siri, por prej vitit 1990, ka jetuar në Gjermani, dhe merrej me shkrim të blogjeve islamike dhe ishte udhëheqës i një forumi në Internet.

Studenti, emri i të cilit nuk është publikuar në harmoni me një ligj gjerman, ka refuzuar të dëshmoj.

Procesi pritet të zgjasë disa muaj.
XS
SM
MD
LG